Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Të burgosurit në Korçë tashmë kanë mundësi të shohin edhe filma në projektorin e vendosur në këtë qendër të vuajtjes së dënimit.
Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qosja thotë se kjo është një mënyrë e mirë që ata të marrin mesazhe pozitive dhe të reflektojnë, teksa rehabilitohen për jetën jashtë.
Duket se kjo iniciativë do të vijojë edhe në burgjet e tjera në të gjithë vendin.
“Në IEVP Korçë, filmat po bëhen pjesë e procesit rehabilitues. Përmes shfaqjeve të përzgjedhura me mesazhe pozitive, të burgosurit gjejnë hapësirë për reflektim, edukim dhe lidhje me botën e jashtme”, shprehet Qosja.