PD mbetet në ajër: KAS rrëzon dy kërkesat e Berishës dhe Alibeajt

13 March 2023, 12:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

PD mbetet në ajër: KAS rrëzon dy kërkesat e Berishës

KAS nuk ka pranuar të shqyrtojë ankimimet e Foltores dhe PD zyrtare duke e rikthyer kërkesën tek Celibashi.

KAS thotë se fakti që Celibashi la 48 orë kohë për Lulzim Bashën që të firmoste vetë dokumentet e PD nuk është një vendim përfundimtar por i ndërmjetëm dhe si i tillë nuk mori vendim.

Topi është sërish në tryezë të Ilirjan Celibashit i cili do të thërrasë sërish në një mbledhje publike për të vendosur regjistrimin apo jo të PD, pa ose me firmën e Bashës.

Deri më tani, PD zyrtare ka thënë se Basha nuk do të firmosë me arsyetimin se ai është dorëhequr dhe nuk është më kryetar. Por Celibashi ka thënë se ai nuk do ta regjistrojë PD në zgjedhjet e 14 Majit nëse Basha nuk firmos.


Video