Policia e Tiranës ka bërë referim në SPAK për veprat penale të konsumuara ditën e djeshme në seancën plenare.
Referimi, pa emra konkretë, është bërë për "shkatërrim prone" dhe "përdorim të lëndeve piroteknike".
Më herët, gjatë incidentëve të mëparshme, i njëjti grup hetimor përcolli materialet në SPAK për Albana Vokshin dhe Flamur Nokën.
Akuzat për Nokën dhe Vokshin janë për shkatërrim të pronës me zjarr dhe me mjete të tjera, të cilat sipas neneve 151 dhe 154 të Kodit Penal, dënohen nga gjobë deri në 5 vjet burg.
Në seancën plenare të ditës së djeshme (7 dhjetor), deputetët e pranishëm të Berishës dhe Bardhit, lëshuan fyerje dhe ofendime ndaj punonjësve të Gardës me të cilët më pas patën edhe përplasje të dhunshme, pasi këta të fundit tentuan t’i ndalonin në përsëritjen e kaosit me përmbysjen e karrigeve pranë foltores së sallës.
Buxheti për vitin 2024 u miratua me 74 votat e mazhorancës pro dhe 4 kundër në seancën e pushtuar nga kaosi që zgjati rreth 8 minuta.