Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Durrësit, Luan Hoti, ishte i pari nga kandidatët për kryebashkiak që shkoi dhe votoi ditën e sotme në Qendrën e Votimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”. Më pas, në deklaratën për mediat i ftoi qytetarët që të votonin gjithashtu.
“Të dashur qytetarë të Durrësit! Dilni dhe votoni! Votoni si njerëz të lirë, votoni për veten tuaj! Votoni që bashkia të jetë e juaja! Votoni që t’i japim fund marrjes peng të Durrësit, që qyteti ynë t’u rikthehet qytetarëve! Në shërbim të qytetarëve. Bashkë për Durrësin!,“-tha Hoti.