"Je shah mat", Halit Valteri shkund Metën: Ktheji paratë që u ke vjedhur shqiptarëve në këto 30 vite

25 August 2022, 16:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Je shah mat", Halit Valteri shkund Metën: Ktheji paratë
Halit Valteri dhe Ilir Meta

Ish-deputeti Halit Valteri i është kundër përgjigjur akuzave të Ilir Metës pasi SPAK nisi hetimet për këtë të fundit.

Valteri thotë se kishte zgjedhur të mos reagonte, por meqë kreu i Partisë së Lirisë e ka akuzuar për lidhje me Vjenën dhe inceneratorët, ka vendosur t'i japë një përgjigje.

Ish-deputeti thekson se denoncimi i tij ka ardhur pas 30 vitesh që Meta nuk e lëshoi karrigen e politikanit duke vjedhur vazhdimisht e duke manipuluar gjykata.

"Kam ndjekur me shumë vëmendje deklaratat e ish presidentit Like Metaj dhe kisha zgjedhur të mos prononcohem, por meqënese më paska akuzuar për lidhje me Vjenën dhe inceneratorët i kisha dy fjalë.

I dashur Like, unë as nuk kam bërë dhe as do të bëj kurrë diçka qe nuk e mendoj dhe që nuk është e drejtë. Denoncimi im vjen si pasojë e gjithë atyre pasthirrmave nga populli i thjeshtë të cilin ti e ke zhvatur për më shumë se 30 vjet, duke mos lëshuar karrigen e politikanit për asnjë ditë të vetëm. Ti ja ke arritur tia hedhesh paq falë vendimeve të gjykatave të manipuluara, falë kapjes së sistemit të drejtësisë nëpërmjet rryshfetit dhe herë pas herë nëpërmjet shantazheve, si kjo e fundit kur akuzove kreun e SPAK", shkruan në një reagim në Facebook Valteri.

"Unë nuk e kam ndryshuar emrin"

Valteri thekson më tej se ndryshe nga Meta, ai nuk e ka ndryshuar kurrë emrin.

"Së dyti, i dashur Like, unë quhem Halit Xhezar Valteri dhe as babi im dhe as gjyshi im nuk kemi ndryshuar as emrin as mbiemrin, ndryshe nga ty. Nëse je ashtu siç pretendon dhe nuk je ai I.M. që gjoja të paskan stisur, tregohu njëherë i ndershëm para shqiptarëve dhe dil publikisht bëj kërkesë pranë institucionit të dosjeve të shohim të vërtetën cullak siç ka hije", shkruan Valteri.

"Do përballesh me drejtësinë"

"Së treti, i dashur Like, fajin mos u mundo ta gjesh tek unë, se ashtu si unë ka dhjetëra të tjerë të cilët rastin tënd ja kanë besuar drejtësisë. Deri me sot nuk je njohur, se manteli i pushtetit të ka ruajtur, por shtatori po vjen dhe të paktën një herë në jetë do të ballafaqohesh me atë çka ke mbjellë këto 30 vite", shkruan Valteri.

Së katërti, i dashur Like, unë sinqerisht uroj që ti mos te bëhesh si Ivo Sanader, ish-kryeministri i Kroacisë i cili është dënuar 3 herë për korrupsion dhe sapo shkon në gjysmën e njërit dënim, i ngarkohet tjetri".

"Ktheju paratë shqiptarëve"

Sipas Valterit, paratë që Meta ka vjedhur mund të mbajnë me rroga të majme për një vit gjithë shqiptarët dhe i kërkon që t'ua kthejë shqiptarëve paratë që iu ka vjedhur.

"Së pesti, i dashur Like, të këshilloj të marrësh masat e të bësh të paktën një herë diçka të mirë për popullin shqiptar, ato paratë që të kane dalë tepër nga 7% e nga gjitha % e tjera, jam i sigurtë që janë aq shumë sa mund të mbajnë gjithë shqiptarët 1 vit me rroga, rroga e madje te majme. Të paktën këtë herë jepja atyre se nuk do të duhen më, mos u trego zemërgur siç u bëre në 2011, që i fshehe milionat e eurove tek shtëpia e Luan Pobratit dhe më pas shkove dhe i rimore e i ndjeri iku nga kjo jetë me pishmanin se nuk i dhe as 100 euro për shërbimin e bërë. Më beso, bëje këtë të mirë për popullin e gjorë se veç e ke vjelur", shkruan Valteri.

Në fund të shkrimit, ish-deputeti thekson se Ilir Meta është shah mat nga SHBA.

"Së gjashti, i dashur Like, nëse si dorëzon lekët popullit, do i bëj thirrje SPAK-ut të të marrë në vëzhgim shtëpinë që mos kesh ku ti çosh paratë.

Së fundmi, i dashur Like, meqënëse ti i ke të gjitha shifrat me 700 mijë dhe studio e avokatisë në Vjenë kushton më shumë, do i bëj unë thirrje shqiptarëve që të mbledhin paratë për ty dhe të vesh “drejtësinë” në vend, sepse gazeta prestigjioze Kronen Zeitung paska “shpifur” për ty.

Je shah mat shoku Like. Jo nga unë, por nga përtej Atlantikut...", mbyll reagimin e tij Valteri.


Video