Ibsen Elezi akuza Këlliçit: Manipulator votash, falsifikoi formularin e zgjedhjeve brenda partisë

7 April 2023, 18:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ibsen Elezi akuza Këlliçit: Manipulator votash, falsifikoi
Ibsen Elezi

Ish-kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi akuzon kandidatin për kreun e Bashkisë së Tiranës Belind Këlliçin se ka manipuluar zgjedhjet brenda partisë duke falsifikuar procesverbalet ku nga 1900 persona numërohen sikur të jenë 4900 vota.

Gjatë një interviste televizive, Elezi duke iu referuar Këlliçit tha se një person që harton një procesverbal zgjedhor të tillë, është një person që mund t’i bëjë të gjitha të tjerat.

“Në momentin e parë të kandidimit, janë 8 persona që unë i kam akuzuar për personat që kanë manipuluar proceset që nga viti 2018-të, edhe brenda PD-së. Janë në një farë mënyrë manipulatorë votash. Jo në një farë, por drejtpërdrejt. Unë një manipulator vote nuk kam sesi e promovoj politikisht. Është një dokument i firmosur, ku Këlliçi, ka zbardhur një procesverbal, një akt zgjedhor, ku 1900 persona numërohen për 4900. Më e pastër nuk ka, është e shkruar e zeza mbi të bardhë. Një person që është në një komision dhe harton një procesverbal zgjedhor të tillë, është një person që mund t’i bëjë të gjitha të tjerat”, tha Ibsen Elezi.


Video