Rritja e pagës nis nga Presidenti, rroga e Begajt shtohet me 170 mijë lekë

7 April 2023, 14:04Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rritja e pagës nis nga Presidenti, rroga e Begajt shtohet me 170 mijë
Bajram Begaj

Premtimin për rritje pagash, Qeveria e nis me Presidentin e Republikës, Bajram Begajt.

Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e kësaj të premteje të këshillit të ministrave, paga e Begajt kërcen më 170 mijë lek më shumë në muaj.

Vendimi e çon rrogën e Presidentit në 425 mijë lekë, nga 255 mijë lek që ishte, ose një rritje me 60 për qind të rrogës.

Shifra e re e kërcen kreun e shtetit shqiptar në grupin e drejtuesve shtetërore më të paguar në rajon.

Qeveria ka premtuar gjithashtu rritje të qënësishme pagash në administratën shtetërore, me objektiv rritjen e nivelit të pagës mesatare në 900 euro brenda një viti.

Aktualisht, paga mesatare në Shqipëri është 560 euro.


Video