Mero Baze sfidon Berishën: Mos u fshih pas zonjës “Karo”, por trego faturën e kurimit në Vjenë, e paguar nga Gim Zeqo, një nga pronarët e kullës

18 August 2023, 20:31Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mero Baze sfidon Berishën: Mos u fshih pas zonjës “Karo”,
Sali Berisha / Mero Baze

Gazetari Mero Baze sfidon ish-kryeministrin Sali Berisha të tregojë faturën e kurimit në një spial në Vjenë, për të cilën më herët e akuzoi se ia ka paguar biznesmeni Agim Zeqo.

Zeqo përflitet se është pas kullës 65-katëshe “Mali i Tiranës” së bashku me Ilir Shtufin. Berisha tha se nuk ka asnjë lidhje me Zeqon, por gazetari ka insistuar duke e sfiduar të tregojë faturën.

Sipas Mero Bazes, pagesa në spitalin vjenez nuk është e vogël që të mund të bëhet “cash” si dhe nuk është pasqyruar në deklarimin e pasurisë së ish-kryeministrit.

“Sali trego faturën e klinikës jo përralla. Po qe se e ke paguar vet ishte mirë ta deklaroje si shpenzim tek deklarimi pasurisë. Se nuk është shifër e vogël që mund ta fusësh cash në bankë. Boll u fshehe pas fustanit të zonjës Karo meqë ke qejf të flasësh me emra të deformuar”, shprehet gazetari Baze.

 


Video