Hodhën molotovë drejt Kryeministrisë, lirohen 4 protestuesit e PD

24 December 2025, 13:53Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Hodhën molotovë drejt Kryeministrisë, lirohen 4 protestuesit e PD

U mbajt sot seanca në Gjykatën Penale për protestuesit në demonstratën e opozitës që u mbajt të hënë para Kryeministrisë, Tiranë.

Ndaj 4 demonstruesve u vendos masa detyrim paraqitje.

Deputetët e PD-së, Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Bledjon Nallbati, u mblodhën jashtë ambienteve të gjykatës, duke shprehur mbështetjen ndaj protestuesve.

Dje u arrestuan 4 demonstrues, ndërsa u proceduan penalisht 7 të tjerë.


Video