Mirlinda Karçanaj "dorëzon" çelësat e AKSHI-t, ja kush e merr drejtimin!

23 December 2025, 12:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mirlinda Karçanaj "dorëzon" çelësat e AKSHI-t,
Mirlinda Karçanaj

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, ka firmosur një urdhër për delegimin e kompetencave drejtuese, në një kohë kur ajo ndodhet në arrest shtëpie, nën hetim nga SPAK, së bashku me nën-drejtoreshen e institucionit.

Sipas urdhrit të datës 18 dhjetor 2025, Karçanaj ka deleguar kompetenca vendimmarrëse te drejtues të tjerë të AKSHI-t, duke përfshirë çështje që lidhen me drejtimin administrativ dhe funksionimin e institucionit.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe parashikon që kompetencat e deleguara të ushtrohen deri në shfuqizimin e urdhrit.

Mirlinda Karçanaj "dorëzon" çelësat e AKSHI-t,

Delegimi i kompetencave vjen në një moment kritik për AKSHI-n, institucion strategjik për administrimin e sistemeve digjitale të shtetit, ndërsa drejtuesit e tij përballen me masa sigurie dhe hetime penale.


Video