“Hipoteka e Vlorës është turpi i PS”/ Rama nuk i ndal kritikat për të tijët: Ka dhe nga qeveria që na kanë turpëruar

27 May 2023, 15:28Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Hipoteka e Vlorës është turpi i PS”/ Rama nuk i ndal
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama vazhdon të ashtuquajturin "tur i falenderimeve" pas zgjedhjeve lokale të 14 Majit dhe ditën e sotme është ndalur në qarkun e Vlorës.

Përpos falenderimin për ata që i dhanë votën, Rama vazhdon kritikat edhe për të tijët, pavarësisht fitores së thellë. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u ndal tek hipoteka e atij qyteti duke e konsideruar si turpin e PS-së së Vlorës.

Rama tha se shumë persona, madje edhe nga qeverisja qëndrore, e kanë turpëruar PS-në gjatë këtyre viteve dhe shtoi se ata nuk duhet të kenë më vend në parti.

“Vlonjatët nuk erdhën në 14 maj t’i japin 71 % Ermalit se janë të lumtur me çfarë bën Hipoteka e Vlorës. Hipoteka e Vlorës është turpi i PS-së së Vlorës dhe së Shqipërisë. Mora një shembull, mund të marr dhe të tjerë, nga qeveria qëndrore po të doni për njerëz që na kanë turpëruar.

Por këta shembuj na vlejnë jo për të kthyer kokën mbrapa dhe të themi skemi bërë punë. Njerëzit e këqinj nuk duhet të kenë vend në asnjë vend ku PS përfaqësohet, pavarësisht se me kë janë të lidhur, kë kanë krushq dhe gjak. Është shumë e rëndësishme që PS e Vlorës të jetë fytyra e gjithë atyre që e votuan. Jo instrument ii përfitimeve të një grushti njerëzish.

Jo rruga që disa të bëjnë parakalime me kokën lartë, duke i parë njerëzit nga lartë-poshtë. Kjo do të thotë se njerëzit e përkushtuar duhet ta gjejnë vendin në këtë komunitet. Zemra merre me qetësi se është dhe vapë”, u shpreh Rama.


Video