Hasani takon ambasadoren izraelite në Shqipëri: Keni mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë

9 October 2023, 17:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hasani takon ambasadoren izraelite në Shqipëri: Keni mbështetjen
Ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe ambasadorja e Izraelit Galit Peleg

Ministri i Jashtëm Igli Hasani është takuar sot me ambasadoren izraelite në Shqipëri, Galit Peleg, të cilës i ka shprehur mbështetjen dhe solidaritetin “gjatë këtyre momenteve të tmerrshme”.

Hasani thotë se Shqipëria i dënon fuqimisht sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, të cilat kanë shënjestruar njerëz të pafajshëm.

“Sot, i shpreha personalisht Ambasadores së Izraelit në Shqipëri, znj. Galit Peleg, mbështetjen dhe solidaritetin e palëkundur të Shqipërisë për Izraelin gjatë këtyre momenteve të tmerrshme.

Ne dënojmë fuqimisht sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, të cilat shënjestrojnë civilët e pafajshëm”, shprehet ministri i Jashtëm shqiptar, Igli Hasani.


Video