“Gjuhë e pahijshme”, Nikolla përjashton nga Kuvendi Flamur Nokën: Dilni nga salla!

6 June 2024, 10:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Gjuhë e pahijshme”, Nikolla përjashton nga Kuvendi Flamur
Flamur Noka

Pas replikave në sallën e Kuvendit, akuzave dhe kundërakuzave, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca deputetin e PD-së, Flamur Noka.


Nikolla tha se Noka ka përdorur gjuhë të pahijshme në Kuvend, ndërsa i kërkoi atij që të largohet nga salla e Kuvendit.

Ndërkohë, demokrati nuk ka pranuar që të ikë nga salla. Sakaq, Nikolla mes replikave të ashpra me Nokën i ka thënë këtij të fundit se nuk e kërcënonte dot.

“Po më kërcënoni? Turp t’ju vijë. Se jeni dhe malësor.”, tha Nikolla.


Video