Gazetarja gjeti kanabis në shkollë, reagon Balla: Nuk kemi fshesë magjike për t’i fshirë shpërndarësit

20 September 2023, 16:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gazetarja gjeti kanabis në shkollë, reagon Balla: Nuk kemi fshesë
Ministri i Brendshëm Taulant Balla / Gazetarja Dorjana Bezat me një qese me kanabis

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas një kronike lamjesh në “Top Channel” ku gazetarja tha se kishte gjetur një qese me kanabis pranë një shkolle.

Balla thotë se Policia e Shtetit nuk ka një “fshesë magjike” për të goditur shpërndarësit, megjithatë zotohet se do të ketë një angazhim sistematik të uniformave blu, kundër këtij fenomeni.

“As Policia e Shtetit dhe as unë si Ministër i Brendshëm nuk kemi një fshesë magjike për t’i fshirë në një goditje të vetme shpërndarësit e lëndëve narkotike.

Ajo që duam të garantojmë me siguri publikun është angazhimi sistematik i Policisë së Shtetit çdo ditë kundër këtij fenomeni, si asnjëherë më parë, për të krijuar perimetra të padeportueshëm sigurie pranë shkollave”, deklaron Balla.


Video