Gazeta gjermane BILD fshin shkrimi për Mcgonigal, rrëzohet dhe “arma” e opozitës

10 February 2023, 17:49Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gazeta gjermane BILD fshin shkrimi për Mcgonigal, rrëzohet dhe
Charles McGonigal

Media e njohur gjermane "Bild" ia ka lënë "ngrehur" euforinë opozitës pasi e ka fshirë shkrimin e ditës së sotme kushtuar ish-zyrtarit të arrestuar të FBI-së, Charles McGonigal.

Nëse kërkohet lajmi i publikuar më herët prej saj, ai del i hequr nga faqja. Pas publikimit të shkrimit, opozita e "përdori" si armë shtesë për çështjen në fjalë, pas disa shkrimeve në mediat amerikane ditët e fundit.

Ajo e akuzon kryeministrin Edi Rama se ka korruptuar ish-zyrtarin e lartë të FBI-së McGonigal për të asgjësuar opozitën shqiptare.

Në deklaratat e përditshme të krerëve të saj, është theksuar se McGonigal është paguar nga Rama ‘si vrasës me pagesë’ për të goditur opozitën, demokracinë e pluralizmin në vend.

Ndërkohë sot ‘Bild’ e hoqi shkrimin ndaj McGonigal pak kohë  pas pubklikimit.

Gazeta gjermane BILD fshin shkrimi për Mcgonigal, rrëzohet dhe


Video