Fredi Beleri mbërrin në gjykatë për masën e sigurisë, e pranishme edhe ambasadorja greke dhe Vangjel Dule

13 May 2023, 11:33Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fredi Beleri mbërrin në gjykatë për masën e
Fredi Beleri

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për Himarën, Fredi Bleri ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Vlorës.

E pranishme në seancë do të jetë edhe ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Konstantina Kamitsi si dhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule. 

Pak para nisjes së seancës, Fredi Beleri ka kërkuar ndihmë mjekësore. Mësohet se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka kërkuar mjekim me argumentin se vuan nga diabeti.

Beleri u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Vlorës për korrupsion aktiv në zgjedhje. Arrestimi i tij erdhi 48 orë para mbajtjes së zgjedhjeve vendore të 14 Majit, ku 51-vjeçari garon përballë kryetarit aktual të bashkisë, Gjergji Goro, i cili kërkon një mandat tretë.

 


Video