Sot heshtje zgjedhore, qytetarët zgjedhin nesër 61 kryebashkiakët e rinj

13 May 2023, 08:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sot heshtje zgjedhore, qytetarët zgjedhin nesër 61 kryebashkiakët
Foto ilustruese

Shqipëria pas një muaji intensive fushate zgjedhore të forcave politike, këtë të shtunë është në heshtje zgjedhore. Partitë politike një ditë më parë kanë mbyllur fushatat e tyre elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit për zgjedhjen e 61 kryebashkiakëve të rinj.

Në këto zgjedhje garojnë rreth 140 subjekte politike që synojnë të marrin drejtimin e këshillave bashkiak në bashkive e vendit.

Sipas të dhënave nga KQZ në 44 bashki do të garojnë dy kandidatë, kandidati i Partisë Socialiste dhe i Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në 14 bashki do të jenë nga 3 kandidatë ku pjesë e listës do të jetë dhe kandidati i Partisë Demokratike, ndërsa në Sarandë do të jenë 4 kandidatë.

Ndërkohë ditën e sotme do të bëhen edhe përgatitjet për bazën material dhe shpërndarja e tyre në çdo qendër votimi që të dielën qytetarët i drejtohen kutive për të votuar.


Video