Evi Kokalari tregon momentin kulminant të prishjes së marrëdhënies me Berishën: Koalicioni me Metën i vuri kapakun...

19 June 2023, 17:20Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Evi Kokalari tregon momentin kulminant të prishjes së
Evi Kokalari dhe Sali Berisha

“Koalicioni me Metën “i vuri kapakun” besimit tim te Berisha”, kështu u shpreh themeluesja e Lëvizjes Konservatore Evi Kokalari për mediat. Ajo tha se priste që Berisha të dëgjonte mendimet e demokratëve pasi të gjithë ishin në mbështetje të tij, por askush nuk e donte një koalicion me Ilir Metën.

E megjithatë, sipas Kokalarit, momenti kur ajo vërtet e humbi tërësisht besimin te Sali Berisha ishte kur ai ftoi në zyrë menjëherë pas forumit rinor, Besart Xhaferin, duke treguar kështu se ai ishte dakord që Xhaferi të vendosej në krye të forumit, ndërkohë që sipas Kokalarit, ajo dhe të tjerë nga strukturat e PD nuk u dëgjuan fare në lidhje me ankimet që kishin për kreun e ri të forumit rinor.

“Koalicioni me Metën i vuri kapakun, sidomos kur ky humbi vulën në gjykatë; ky nuk dëgjoi opinionin e demokratëve por i çoi nën logon me Ilir Metën. Kjo i vrau shumë demokratët, të gjithë dhanë mbështetjen por asnjëri nuk donte një koalicion me Metën.


Video