Video-skandali i Safet Gjicit, pllakos heshtja në Kryeministri dhe PS  

17 June 2023, 11:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video-skandali i Safet Gjicit, pllakos heshtja në Kryeministri dhe PS
Edi Rama dhe Safet Gjici (foto-montazh)

Një ditë pas publikimit të video-skandalit ku shfaqej Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, ish-kryebashkiaku është 'zhdukur' nga rrjetet sociale.  Ai ka fshirë llogarinë në 'Facebook'.

Por ndërkohë që çështja tashmë është në dorën e SPAK, kryeministri Edi Rama (që gjithmonë ka diçka për të thënë) dhe asnjë nga radhët e socialistëve nuk kanë reaguar. 

Pas publikimit të skandalit, Gjici njoftoi dorëheqjen dhe foli për kurth nga kundërshtarët.

Ai fajësoi vajzën në video, për të cilën tha se e kishte të dashur prej kohësh.

Nga ana tjetër ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, e pyetur nga mediat, tha se Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për të shkarkuar kryebashkiakun e Kukësit.

 


Video