“Erion, turp që e votove ligjin”, reagon deputeti: Paskeni marrë aty edhe…

22 February 2024, 14:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Erion, turp që e votove ligjin”, reagon deputeti: Paskeni
Erion Braçe

Qytetarët të cilët ishin mbledhur para kryesisë së Kuvendit duke protestuar kundër pr.ligjit për ndërtimin në zonat e mbrojtura i janë kthyer keq deputetit të PS, Erion Braçes.

Nën thirrjet njërëri “Turp”, pas përfundimit të seancës plenare, Braçe i është kthyer me fjalët: “Paskeni marrë edhe hajdutin e kohës së Saliut me vete?”

Ambientalisti: Turp! Turp!  E votove ligjin Erion? E votove Divjakën?

Video e marrë nga tch:

Braçe: Paskeni marrë edhe hajdutin e kohës së Saliut me vete? E keni marrë edhe atë aty? Se ai hajduti i Saliut e ka mbrojt Divjakën. Ai hajduti i Saliut e keni aty.

Kujtojmë se pr.ligji për ndërtimin në zonat e mbrojtura u miratua me 74 vota pro në Kuvend gjatë seancës plenare e cila zgjati vetëm 7 minuta mes tensionit dhe zhurmuesve.


Video