Asambleja e PS / Rama flet për zgjedhjet brenda partisë, kërkon shifrat e anëtarëve dhe mobilizim të socialistëve

21 February 2024, 18:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Asambleja e PS / Rama flet për zgjedhjet brenda partisë, kërkon
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama

Mbledhja e Asamblesë së Partisë socialiste po vijon që prej orës 17:30 të kësaj të mërkure.

Mësohet se kryesocialisti Edi Rama ka kërkuar një shifër të saktë sa i përket anëtarëve aktivë të partisë. Gjithashtu Rama ka kërkuar edhe anëtarësime të reja në çdo organizatë si dhe barazi gjinore në bashkëdrejtimin e tyre.

Ai ka kërkuar raportim të plotë të situatës dhe pas njohjes së situatës konkrete do të behen zgjedhje të brenshme partiake në kuadrin kohor mars-prill.

Vetë Rama është shprehur se do t’i kushtojë vëmendje të veçantë zonës ku ai mban mandatin dhe ka kërkuar të njejtën gjë për të gjithë anëtarët e partisë.

Rama ka kërkuar që strukturat të punojnë për 15 marsin ashtu sikur të jenë zgjedhje të përgjithshme.

Gjithashtu ai ka kërkuar më shumë angazhim dhe më shumë takime me qytetarët.


Video