Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kuvendi ka vendosur t’i ndërpresë disa nga privilegjet ish-kryeministrit Sali Berisha, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për ta lënë atë nën masën “arrest në shtëpi”.
Kështu Berisha nuk do të përfitojë më pagesa për telefonin, shpenzimet për karburantin, apo dieta.
Sipas raportimeve në media, vendimi vjen për arsye se Gjykata krahas izolimit të Berishës në shtëpi, i ka ndaluar dhe komunikim me persona të tjerë përveç atyre me të cilët bashkëjeton, masë kjo e thyer disa herë nga kreu i Rithemelimit i cili del dhe mban fjalime nga dritarja para mbështetësve të tij.