Erdogan i tha “Po” anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO, Meta përshëndet vendimin

28 June 2022, 22:22Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Erdogan i tha “Po” anëtarësimit të Suedisë dhe
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Turqisë, për t’i hapur dritën jeshile anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO. Meta e cilëson një vendim të duhur për forcimin e sigurisë së përbashkët në këtë periudhë kërcënuese për parimet e vlerat demokratike.

“E përshëndes nënshkrimin e Memorandumit të përbashkët Trilateral që i hap rrugë anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë. Vendim i duhur për forcimin e sigurisë së përbashkët në këtë periudhë sfidash kërcënuese për parimet dhe vlerat demokratike”, shkruan Presidenti.

Turqia vendosi sot të mbështesë anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë. Këtë e ka konfirmuar edhe Presidenti finlandez Sauli Niinisto


Video