Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj firmosin nesër koalicionin për zgjedhjet e 11 majit

27 February 2025, 21:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj firmosin nesër koalicionin për
Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani

Lëvizja 'Shqipëria Bëhet' dhe Nisma Thurje, shpallin nesër koalicionin për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. 

Adriatik Lapaj, Endrit Shabani, Pano Soko, Dorina Prethi dhe drejtuesit e tjerë të këtyre lëvizjeve do të mbajnë nesër një konferencë për median ku do të japin më shumë detaje lidhur me këtë koalicion parazgjedhor.

"Ky nuk është thjesht një koalicion zgjedhor, por një lëvizje kundër korrupsionit dhe politikës së vjetër që e ka mbajtur Shqipërinë në tranzicion për 34 vite", thuhet në njoftimin e tyre.

Dy ditë më parë LZHK e Dashamir Shehiti u regjistrua për zgjedhjet e 11 majit në koalicion me ‘Djathtas 1912’ të deputetit Enkelejd Alibeaj.


Video