Veliaj shkarkoi nga posti 12 drejtorë të Bashkisë së Tiranës, kush janë emrat e rinj që i zëvendësuan!

25 October 2024, 12:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Veliaj shkarkoi nga posti 12 drejtorë të Bashkisë së
Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj shkarkoi nga detyra disa drejtorë të bashkisë dhe emëroi disa të tjerë.

Po kush janë emrat e rinj që do të zëvendësojnë ato të vjetërit në institucionet kryesore të Bashkisë së Tiranës.

Ka ikur nga detyra Elton Kacidhja, Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve. Këtë post tashmë e ka marrë Elda Muçi.

Tirana Parking më parë e drejtuar nga Erinda Fino, tashmë do të drejtohet nga Flavio Barçi.

Policia Bashkiake do të drejtohet nga Toni Beni, ndërsa më herët është drejtuar nga Ermal Kapllanaj.

Në krye të Drejtorisë së Përgjithshme e Mirëmbajtjes Rrugë Ndriçim Sinjalistikë është vendosur Piro Sinjari.

Monika Lubonja ikën tashmë nga drejtimi i Kopshtit Zoologjik, drejtimin e të cilës tashmë e merr, Ervis Rrahmani.

Emrat e rinj

Policia Bashkiake – Toni Beni

Tirana Parking – Flavio Barçi

Kopshti Zoologjik – Ervis Rrahmani

Shtëpia Studio “Kadare-Agolli” – Anisa Ymeri

RSU1 “Qyteti Studenti” – Renato Pashollari

Qendra Komunitare Shkozë – Aldo Aga

Qendra Sociale “Strehëza” – Gentjana Lasku


Video