Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryebashkiaku Erion Veliaj furtunë në Bashkinë e Tiranës. Burime për VoxNews kanë pohuar se ka shkarkuar 12 drejtorë.
VoxNews mëson se janë emëruar drejtuesit e rinj në UKT, Polici Bashkiake, Qytet Studenti, AMK, Parkingje, Kopshti Zoologjik, Qendrat Sociale dhe Muzeumet.
Mësohet se Veliaj ka zëvendësuar Ermal Kapllanin, drejtorin e Policisë Bashkiake Tiranë, Elton Kacidhjan drejtorin e UKT, drejtorin e godinave të Qytetit Studenti Bujar Brovina, drejtorin e Tirana Parking Flavio Barçin, drejtorin e Kopshtit Zoologjik, drejtorët e qendrave socialeve e muzeumeve etj.
Ndryshimet kanë ardhur në kuadër të strukturimit te bashkisë së kryeqytetit dhe organizimit për zgjedhjet e 2025.