Edi Rama i shtrëngon dorën policit të plagosur me thikë në qafë: Respekte për Redin Çaushajn

17 August 2023, 15:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama i shtrëngon dorën policit të plagosur me thikë
Postimi i kryeministrit Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot në spital efektivin e policisë Redin Çaushaj, i plagosur pak ditë më parë me thikë në qafë teksa ndërhyri në fshatin Pilur të Himarës për të shuar një konflikt.

Rama ka shpërndarë një fotografi ku dallohet teksa shtrëngon dorën e policit të ri që qëndron i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

“Respekt për Redin Çaushajn, të riun e Policisë së Shtetit që u plagos duke ndërhyrë dhe shmangur më të keqen mes dy individëve në një sherr të rrezikshëm”, shkruan Rama në Facebook.

Kujtojmë se vetëm pak orë pas ngjarjes së rëndë, autori i krimit u vu në pranga nga kolegët e policit të plagosur.


Video