E uruan për fitoren, Rama falenderon Zelenskyn dhe kryeministrin britanik: Ju mirëpres këtë javë në Tiranë

13 May 2025, 23:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E uruan për fitoren, Rama falenderon Zelenskyn dhe kryeministrin britanik:
Rama dhe Zelensky

Kryeministri Edi Rama ka marrë urime të shumta për fitoren në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa nuk ka munguar as përgjigja e kreut të qeverisë shqiptare.

Në rrjetin social X, Rama u është përgjigjur dhe ka falënderuar kryeministrin e Britanisë së Madhe, por edhe Presidentin e Ukrainës, duke thënë se mezi po i pret në Tiranë, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik.

“Faleminderit, i dashur Keir, dhe mezi pres vizitën tënde historike pasnesër -si kryeministri i parë britanik që zbarkon në Shqipëri për një vizitë”, iu përgjigj Rama Starmerit.

Ndërsa Zelenskyt iu përgjigj kështu:

“Është një nder të numërohem midis miqve tuaj dhe akoma më shumë të qëndroj me Ukrainën në këto kohë vendimtare. Mezi pres t’ju mirëpres këtë javë në Tiranë, e cila është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia juaj e dytë”.

 


Video