A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Ndërsa fitorja e thellë e Partisë Socialiste është pothuajse ‘e betonizuar”, kryeministri Edi Rama do të mbajë nesër fjalimin për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit.
Burime nga selia rozë, thonë se nesër në orën 18:30 në sheshin “Skënderbej”, PS do të zhvillojë një miting falënderues.
Deri tani, Partia Socialiste ka fituar 83 mandate.
Mbrëmjen e së martës, udhëheqësit botërorë nisën urimet për Edi Ramën pas fitores së zgjedhjeve, rezultatet e të cilave do të zyrtarizohen në fund të javës, sipas Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.