“E gjithë Tirana e di ku jetoj unë”, Veliaj flet për dëshminë në SPAK: Më ka denoncuar një person që nuk ekziston

26 December 2024, 17:10Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“E gjithë Tirana e di ku jetoj unë”, Veliaj flet për
Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka folur për vizitën e tij në SPAK, ditën e sotme, ku u pyet për rreth katër orë.

Pasi nuk foli dot për mediat pranë SPAK-ut, mesa duket për shkak të një grupi protestuesish që ndodheshin aty, Veliaj e ka bërë këtë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Ai ka thënë se është denoncuar në mënyrë anonime nga një person që nuk ekziston dhe tha se do të bashkëpunojë me drejtësinë.

“Jam denoncuar në mënyrë anonime nga një qytetar që nuk ekziston, nga një Nesti Angoi, person që nuk ekziston. Është një kurth i sajuar pasi nuk na mundin dot në zgjedhje. E di gjithë Tirana ku banoj unë, ku jetoj unë. Unë hy te ajo racë politikanësh që nuk i them SPAK-ut SKAP kur nuk më intereson. Unë nuk kam bërë letra anonime”, u shpreh Veliaj.


Video