Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Para gazetarëve ai tha se do të japë informacion për arsyen e thirrjes, pasi të dalë nga ambientet e SPAK.
“Jam përherë transparent, do t’ju njoftoj”, u ka thënë ai gazetarëve.
Kjo nuk është hera e parë që Këlliçi kalon pragun e SPAK, pasi është paraqitur edhe më parë për kallëzimet që ai ka depozituar.
Ndërkohë Veliaj që është thirrur në cilësinë e deklaruesit nga prokurorët e posaçëm, ndodhet prej 5 orësh në SPAK.