Anëtarja e këshillit Bashkiak në Shkodër, Eliona Kodra Shkreli, me anë të një statusi në Facebook ka krahasuar kryebashkiakun, Benet Becin kur ishte me PD dhe tani me PS.
Shkreli ka publikuar një video të Benet Becit i cili ishte drejtues i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe një ‘Berishist’ i thekur.
Benet Beci sipas Shkrelit nga fjalimet e thekura për qeverisjen e Berishës për shumë investime, sot flet se Shkodra nuk ka asnjë semafor.
Shkreli shkruan se Benet Beci, nuk përfaqëson Shkodrën e as interesin qytetar, ai përfaqëson bandat që e sollën në karrige dhe interesat klienteliste të kryeministrit.
Postimi i Eliona Kodra Shkrelit:
Si trajtohej Benet Beci në kohën kur ishte Berishist i thekur si drejtues I Fondit Shqiptar të Zhvillimit?
Fliste në Kuvendin Kombëtar të PD-së, duke shpalosur ato investime të cilat sot në më të mirin rast nuk I përmend dhe në më të keqin rast i mohon...
Me zë e figurë, bënte fushatën e 2013-tës duke i msha' (trumpetuar me të madhe) fort ndryshimit që mund të sillte vetëm qeveria Berisha, fjalë që i tradhëtoi shumë shpejt me ardhjen e qeverisë Rama...
Ndërkohë që atëherë fliste për mijëra kilometra rrugë të shtruara nga Veriu në Jug, për zhvillimin që qeveria Berisha I kishte sjellë fshatrave me investimet në infrastrukturë, sot në qeverinë Rama flet për mungesë semaforësh, halli më i madh që Shkodra paska sot për sot...
Ndryshimi mes Benetit të Berishës dhe Benetit të Ramës s'ka nevojë për komente...Nga mijëra kilometra rrugë investime me Berishën, në 4-5 semaforë investime me Ramën...
Ky është vizioni I zhvillimit të Shkodrës dhe Njësive Administrative nga dyshja Rama-Beci, vizion propagandues me projekte pa realizim dhe me fasadë vizive, pa përmbajtje!
Beneti Berishian dhe Beneti Ramist, mjafton të jetë në pushtet, me elozhe dje për Berishën dhe me elozhe sot për Ramën, a mund të besohet vallë një njeri që 'tradhëton' në bazë interesash të pushtetit?
Kryebashkiaku i Shkodrës sot nuk përfaqëson Shkodrën e as interesin qytetar, ai përfaqëson bandat që e sollën në karrige dhe interesat klienteliste të kryeministrit dhe klientëve oligarkë të qeverisë rilindase!