“Don’t worry, i’m home!”, Rama ndan tre momente pikante me emigrantët shqiptarë në Angli

24 Nëntor 2024, 16:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Don’t worry, i’m home!”, Rama ndan tre momente pikante
Edi Rama

Në fjalën e tij para shqiptarëve në Angli, kreu i qeverisë Edi Rama ndau 3 momente nga vizita e tij e fundit atje.

Secili prej tyre me një “emërues” të përbashkët, roli i rëndësishëm i çdo shqiptari që jeton e punon në atë shtet.

“Kur isha disa kohë më parë në Londër për të folur për ju të gjithë, ndodhi diçka që për mua ishte e këndshme, por për truprojën angleze ishte e çuditshme. Hyj në hotel, ulem të marr një kafe, vjen kamarieri dhe më flet shqip, i thashë truprojës “don’t worry, i’m home!” Ka ndodhur tamam kështu, dal të nesërmen në mëngjes dhe dëgjoj britma nga larg, 3 punëtorë shqiptarë në skela te godina ngjitur. Unë i kthehem truprojës dhe ia them sërish atë frazë. Kulmi ishte te parlamenti britanik, më tha roja: “ku je bre kryeministër, mirë se na ke ardhur në Londër!” Aty i them truprojës “Are you from Albania too?!” Ajo teta që iu tregonte ju me gisht iku nga pushteti, kurse ju ja ku jeni! Këtu ku ishit!”, tha Rama.

 

 


Vox Pop

Video