Turi me Diasporën/ Kryeministri Rama sot, takim me shqiptarët në Londër

24 November 2024, 08:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Turi me Diasporën/ Kryeministri Rama sot, takim me shqiptarët në
Salla ku Rama do takohet me diasporën në Londër

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme takimin me shqiptarët në Londër, në kuadër të turit të diasporës. Takimi do të zhvillohet në orën 12:00 me orën lokale. Rama ka ndarë një video dje (23 nëntor) në rrjetet sociale nga salla ku në Londër do takohet me shqiptarët e Anglisë. 

Rama shkruan ‘Gati shqipe, ready to go! Mirutakofshim nesër!’ Kryeministri do të vijojë sot turin e radhës me diasporën në Londër në këtë sallë.

Ky është takimi radhës me diasporën, ndërsa për herë të parë në zgjedhjet 2025 i është i hapur rruga edhe votës së emigrantëve.

Më herët, kryesocialisti Rama ka zhvilluar takime me shqiptarët në Selanik e Athinë, në Itali si edhe në SHBA.    

Në të gjitha takimet e zhvilluara me shqiptarët e Greqisë, Italisë e Nju Jorkut, Kryeministri i ka bërë thirrje emigrantëve që të votojnë për Partinë Socialiste, si e vetmja forcë politike në Shqipëri që do e bëjë vendin anëtare të Bashkimit Europian brenda kësaj dekade.

Turi me Diasporën/ Kryeministri Rama sot, takim me shqiptarët në


Video