Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Seanca plenare e sotme në Kuvend u shoqërua me tensione, ku deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka kritikuar Kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, për mënyrën e administrimit të punimeve parlamentare.
Në fjalën e tij, Noka e akuzoi Peleshi për njëanshmëri dhe për sjellje militante në drejtimin e seancave.
Noka paralajmëroi Peleshin, duke i thënë: “Do të ikni edhe ju me turp si të tjerët. Ndaj, mos bëj suflerin!”
Flamur Noka: Në dy seancat e kaluara ju keni spikatur si një militant i zellshëm dhe si një ushtar. Nuk mund të jeni ju sufler, jeni aty për të administruar seancën. DO ikni edhe ju me turp si të tjerët, ndaj mos bëj suflerin.