Dhuna ndaj Albin Kurtit/ Rama qorton opozitën në Kosovë: Sjellje e turpshme (Video)

13 July 2023, 12:29Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dhuna ndaj Albin Kurtit/ Rama qorton opozitën në Kosovë: Sjellje
Në foto: Albin Kurti dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjeve të ndodhura në Kuvendin e Kosovës, ku deputetë të opozitës janë përleshur fizikisht me ata të pozitës.

Rama shprehet se pas këtyre pamjeve, si mund të ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët.

“Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit!

Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta!

Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës!”, shkruan Rama.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)


Video