Dështon seanca plenare, protestë e madhe para Parlamentit: “O Berish, o hero! Gjithë Shqipëria ty të do”

5 February 2024, 17:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dështon seanca plenare, protestë e madhe para Parlamentit: “O
Përleshjet në parlament dhe protesta jashtë

Ka zgjatur vetëm 20 minuta seanca e sotme parlamentare, teksa kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka njoftuar mbylljen, pasi një grup deputetësh demokratë të përjashtuar më parë kanë mundur të hyjnë brenda duke krijuar kaos.

Në përfundim të seancës, deputetët e maxhorancës janë larguar nga pjesa e pasme e parlamentit, ndërsa ata të opozitës kanë dalë për t’iu bashkuar qindra qytetarëve që janë mbledhur për të protestuar para godinës.

Deputeti demokrat Gazment Bardhi akuzoi kryeministrin Edi Rama për përjashtimin e opozitës nga seanca plenare.

“Sot në kuvend kishte ardhur bashkëpunëtori i Arben Ahmetajt, dhe për këtë arsye me një urdhër të paligjshëm deputetët e opozitës, dhe ata ndaj të cilëve nuk kishte masë disiplinore, me urdhër të një frikacaku si Edi Rama, nuk u lejuan të ushtrojnë mandatin që kanë marrë me gjak e djersë”, u shpreh Bardhi.

Ndërkohë, në protestë janë dëguar thirrje “O Berish, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”. Mësohet se protestuesit do të zhvendosen më pas nga Parlamenti në drejtim të pallatit të ish-kryeministrit Sali Berisha.


Video