Dërgimi i Bordit të "Çetit" në Kushtetuese, Alibeaj nxjerr firmat e 29 deputetëve: Është klub oligarkësh që mbrojnë interesat e tyre

6 September 2022, 15:28Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dërgimi i Bordit të "Çetit" në Kushtetuese,
Shefqet Kastrati

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas kërkesës së depozituar në Gjykatën Kushtetuese ku kërkojnë shfuqizimin e aktit normativ për ngritjen e Bordit të Transparencës, i cili cakton çmimet e naftës, benzinës dhe gazit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Alibeaj ka publikuar dokumentet me emrat dhe fimrat e 29 deputetëve që kanë nënshkruar këtë kërkesë, mes të cilave është dhe ajo e Lulzim Bashës. Në të mungojnë firmat e deputetëve pro Berishës.

Sipas Alibeajt, Bordi i ngritur për të mbajtur në kontroll çmimin e karburanteve është thjesht Klubi i Oligarkëve që në bashkëpunim me Edi Ramën, mbrojnë interesat e tyre në kurriz të shqiptarëve.

Reagimi i plotë:

29 deputetë të Grupit Parlamentar të PD-së kanë dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimim e Bordeve që caktojnë çmimin e karburanteve.

Shqiptarët tashmë e kanë të qartë se Bordi i ngritur për të mbajtur në kontroll çmimin e karburanteve është thjesht Klubi i Oligarkëve që në bashkëpunim me Edi Ramën, mbrojnë interesat e tyre në kurriz të shqiptarëve.

Ligjet me të cilat funksionon ky Bord, bien ndesh me Kushtetutën, cënojnë lirinë ekonomike, cënojnë konkurrencën në treg, duke thelluar më shumë varfërinë tek qytetarët.

Ngritja dhe funksionimi i këtij bordi është thjesht dhe qartë mënyra e re me të cilën Edi Rama dhe klientët e tij të pushtetit kanë zgjedhur të abuzojnë me interesat e shqiptarëve.

Është në nderin e Gjykatës Kushtetuese të marrë në shqyrtim me seriozitet dhe sa më parë kërkesën e Grupit Parlamentar të PD-së. Një kërkesë që prek direkt interesin e qytetarëve dhe dëshmon qartë se do të vazhdojmë të jemi në krah të shqiptarëve jo me fjalë dhe propagandë, por me akte konkrete që mund dhe duhet të përmirësojnë jetën e tyre.

Dërgimi i Bordit të "Çetit" në Kushtetuese,Dërgimi i Bordit të "Çetit" në Kushtetuese,Dërgimi i Bordit të "Çetit" në Kushtetuese,



Video