Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë deklaratës me gazetarët ka cilësuar Artan Hoxhën si pjesëtar të bandës së Suel Çelës.
Berisha duke cituar gazetarin Hoxha për deklaratën e bërë në një emision televiziv tha se: ‘Edi Rama është kryetari i vërtetë i bandës së Elbasanit’.
‘E vërteta është se askush nuk e ka denoncuar më shumë se Sali Berisha, Suel Çelën dhe çdo Suel Çelë.
Sa i përket lidhjeve me Edi Ramën, ato janë shumë evidente. Provohet dhe del nga të gjitha dokumentet se është marrë me fushatën elektorale të Edi Ramës, e thotë dhe vetë. Është Taulant Balla.
Një tjetër që është shpallur anëtar i asaj bande, nuk e di sa është, nuk mund të them, por është shpallur, ai tha se kryetari i vërtetë i bandës është Edi Rama.
Dhe ai di, në këtë drejtim, me këto banda ai di, ka informacione’, nënvizoi gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së, Sali Berisha.