SPAK i komunikoi akuzën për shpërdorim detyre, kryebashkiaku i Devollit: Nuk do jap dorëheqjen!

3 December 2024, 12:53Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SPAK i komunikoi akuzën për shpërdorim detyre, kryebashkiaku i
Eduard Duro

Kryebashkiaku socialist i Devollit, Eduard Duro u paraqit sot në SPAK, ku i është komunikuar përfundimi i hetimeve. Pasi doli nga SPAK, Duro tha se nuk do të japë dorëheqjen, por do të vijojë të qëndrojë në detyrë.

A iu komunikua akuza?

Flas në fund të procesit.

A ju komunikua përfundimi i hetimit?

Po.

Duro u mor i pandehur nga SPAK, pasi akuzohet se ka licencuar një pik/ karburanti në Bilisht që ishte ndërtim pa leje. Ndaj tij rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. Më herët, Duro e ka mohuar akuzën duke thënë se ka firmosur autorizimin e ligjshëm të Tatim-Taksave për shitjen e subjektit.


Video