Borell: Lufta do ketë impakt në Ballkanin Perëndimor

27 February 2022, 21:31Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Borell: Lufta do ketë impakt në Ballkanin Perëndimor

Borrell është shprehur gjatë konferencës përmbyllëse për shtyp në Bruksel në përfundim të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, se BE-ja i frikësohet impaktit në Ballkanin Perëndimor që mund të ketë agresioni rus në Ukrainë.

Borrell është shprehur se BE-ja frikësohet se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë.

“Influenca e Rusisë mund të ketë rrjedhoja në vendet si Moldavia dhe Gjeorgjia dhe mund të ketë impakt në vendet e Ballkanit Perëndimor. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm për rrjedhjen e ngjarjeve atje. Do të kryej një vizitë në Moldavi, siç kreva në Ukrainë. Dhe ne duhet të jemi vigjilentë për impaktin e krizës në Ballkanin Perëndimor dhe të shohim qëndrimet e vendeve kandidate nëse ato e njehsojnë qëndrimin e tyre me politikën e jashtme të Bashkimin Europian”, është shprehur Borrel.

 


Video