Bonusi për pensionistët në këmbim të votës? Çfarë thotë Kryeministri Rama!

1 March 2025, 16:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bonusi për pensionistët në këmbim të votës?
Edi Rama

Kryeministri Rama njoftoi mëngjesin e sotëm se duke nisur nga data 3 Mars, në pikat e Postës Shqiptare dhe në bankat e nivelit të dytë do të shpërndahet bonusi i Pranverës për pensionistës.

Por kritika kanë ardhur nga komentuesit në rrjetet sociale të Ramës, që thonë se ky bonues është për t’u marrë votën pensionistëve.

Kryeministri, në rubrikën “Sy m’sy” që ka nisur prej disa javësh, i ka kthyer përgjigje këtyre pretendimeve.

Rama: Jo, këtë nuk e them. Sepse, e para, votën e pensionistëve unë e kam pasur dhe e kam si vlerësim për punën nga njerëz që kanë jetuar me punë dhe që punës i dinë vlerën, sikletin, i dinë dhe kimetin. Pensionistët kanë të gjithë admirimin dhe mirënjohjen time dhe tonën dhe me reformën e pensioneve në mandatin tonë të parë ne kemi bërë që kush ka dalë ne pension pas reformës të ketë një pension më dinjitoz. Ndërkohë që plagën e tmerrshme të trashëgimisë së shkatërrimit total të logjikës së skemës së pensioneve përpara se sa ne të vinim në detyrë, po përpiqemi tani ta kurojmë, qoftë me rritjen e sasisë dhe të numrit të bonuseve, qoftë me reformën e re që po bëjmë. Por pa krijuar një piramidë tjetër fatale si ato të Sudes, Rrapushit dhe “bufit të kënetës”. A mjafton? Padiskutim që nuk mjafton. Por a është shumë më tepër se dje? Të mohosh këtë do të thotë që të mos mendosh me mendtë e tua, por të flasësh çfarë të vë në gojë llumi i kënetës.


Video