“Një miliarder i madh i kushtoi jetën kapjes së bufit?” Rama: Berisha nuk është as sorkadhe që e la pa mend Sorosin

1 March 2025, 13:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Një miliarder i madh i kushtoi jetën kapjes së
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk është normale të mendohet se Reformën në Drejtësi në Shqipëri e bëri miliarderi Xhorxh Soros.

Komentet Rama i bëri gjatë një takimi me asambletë socialiste të Kamzës dhe njësive 7 e 10 në kryeqytet, pas deklaratave të një gazetari në Kongresin Amerikan, i cili tha se Reforma në Drejtësi në Shqipëri u projektua nga Soros e USAID dhe përmes saj u godit politikisht kreu i opozitës në Shqipëri.

Rama me ironi tha se s’mund të ndodhte që një miliarder nga më të mëdhenjtë në botë t’i kushtonte jetën e tij kapjes së bufit të kënetës (siç e cilëson ai Berishën).

Ai me ironi vijoi të thoshte se Berisha nuk është as ndonjë sorkadhe, që të mund t’i merrte mendjen Sorosit.

“Thonë e bëri Sorosi reformën në drejtësi. E futi në burg Sorosi kreun e opozitës. Një miliarder nga më të mëdhenjtë të botës i kushtoi jetën kapjes së bufit të kënetës në Shqipëri, të ishte ndonjë sorkadhe apo fazan hajde de, se thotë njeriu këta miliarderët kanë edhe këta tekat e veta, gjahtar tjetri dhe kjo sorkadhe e bukur e la pa mend dhe i shkoi nga mbrapa”, tha mes të tjerash Rama.

 


Video