Berisha replikon me Spiropalin: Vuan kompleksin e stadit të tretë që u ndodh vajzave!

14 September 2023, 11:33Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha replikon me Spiropalin: Vuan kompleksin e stadit të tretë
Elisa Spiropali/ Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pasur një përplasje në Parlament me ministren Elisa Spiropali.

Teksa bëri një ‘skanër’ për ministrat e rinj, Berisha u ndal edhe tek Elisa Spiropali për të cilën tha se vuan nga ajo që Frojdi e quan “zilia falike tek vajzat”.

Berisha: Do ti them dy fjalë Elizës. Ke përdorur një term jo të fisshëm. Unë jam mjek dhe ata që janë mjek e dinë që Frojd në klasifikimin e zhvillimit psikoseksual ka gjetur se ky zhvillim tek qeniet njerëzore kalon në pese stade.

Stadi i tretë është stadi falik, i cili shfaqet në moshën 3-5 vjec, shumica e kalojnë, disa mbeten, disa u krijohet kompleksi i edipit.

Kjo është e njohur tek Edi Rama.

Elisa ky kompleks i stadit të tretë u ndodh edhe vajzave, problemi madhor që Frojdi e quan këtë është se e quan zilia falike tek vajzat.

Por çfarë shtë stadi falik që Berisha i përmendi Spiropalit:

Kënaqësia erotike e fëmjës fokusohet në masturbimin pra në vetëmanipulimin e organeve gjenitale.

Thuhet se ky stad veçanërisht ka rëndësi në zhvillimin psikologjik sepse është periudha kur konflikti i Edipit supozohet që ndodh.

Në formulimin e kompleksit të famshëm të Edipit, Frojdi tha se një vajzë tërhiqet në mënyrë të paevitueshme, seksualisht, nga nëna.

Në të njëjtën kohë, vajza ka edhe ankthin e një frikë inkonshiente, sepse babai do ta ndëshkojë duke i hequr penisin. Frojdi besonte, gjithashtu, se vajzat vuajnë prej zilisë për penisin, që e kanë djemtë e ato nuk e kanë.

Kompleksi i Elektrës, sipas Frojdit, është dëshira e vajzës për ta zotëruar seksualisht të atin dhe në këtë marrëdhënie të zëvendësojë nënën e saj.

Kjo dëshirë e vajzës, sipas Frojdit, lind prej pakënaqësisë që ndjen vajza për trupin e saj jo të plotë (pa penis). Dhe fajin për trupin e saj deficitar e ka nëna.

Frojdi e trajton klitorin si një lloj penisi inferior, të cilin vajzat, natyrisht, duhet ta zbulojnë dhe ta manipulojnë gjatë masturbacionit.

Kur vajza rritet, thoshte Frojdi, ajo duhet të abandonojë interesin e saj fëminor për klitorin dhe të përqendrohet tek vagina, që është organi receptiv për penisin.


Video