Berisha: PD s’i ka arritur qëllimet gjatë qeverisjes, por nuk tërhiqemi pa e zgjidhur çështjen e pronësisë

2 May 2025, 17:13Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha: PD s’i ka arritur qëllimet gjatë qeverisjes, por nuk
Sali Berisha

Në një takim elektoral në Tiranë, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka premtuar zgjidhjen e çështjes së pronës.

Këtë premtim ai ia ka bërë një familjeje të vjetër tiranase, teksa ka thënë se Partia Demokratike, ndonëse nuk ka bërë sa ç’duhet në të kaluarën, nuk tërhiqet deri sa ta zgjidhë këtë problem.

Pjesë nga fjala e Berishës:

PD është parti konservatore në kuptimin, pra, një parti e traditës. Ajo beson se, traditat kanë vlera të pa shuara, kanë vlera të përjetshme. Familja ka vlera të ëprjetshme, ndaj dhe ne kemi në piedestal familjen.

Ne besojme se, prona është bazë e ndërtimit të prosperitetit të një familje, shoqërie dhe në këtë kontekst ju garantoj se, pavarësisht se nuk ka arritur gjatë viteve të qeverisjes qëllimet e saj, PD nuk tërhiqet gjersa të përmbushë këtë mision dhe e konsideron zgjidhjen e çështjen e zgjidhjes së pronësisë një mision të sajin, të domosdoshëm për paqen, drejtësinë për moralin e një shoqërie.


Video