Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike zhvilloi një mbledhje mesditën e sotme.
Lideri i demokratëve, Sali Berisha bëri akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama.
Berisha paralajmëroi kaos në parlament, ditën e hënë, kur mbahet seanca maratonë për buxhetin 2024.
I pyetur nëse do të munden deputetët e PS-së të miratojnë buxhetin në seancën e së hënës, Berisha theksoi se këtë ditë, shqiptarët do të shohin qëndresën e fuqishme të përfaqësuesve të opozitës, për të drejtat kushtetuese të popullit opozitar në parlament.
Berisha tha se vazhdimi i betejës së opozitës në parlament është pa kthim.