Deputeti socialist Erion Braçe disa ditë më parë ka kërkuar që qeveria të njohë periudhën e menstruacioneve si sëmundje dhe grave e vajzave t’u jepet raport nga puna. Për propozimin e tij, reagimet ishin të shumta. Një ndër to, edhe zv.ministrja e Financave Irena Beqiraj bëri një shkrim ironizues në një media online.
Por Braçes duket se nuk i kanë pëlqyer romuzet e ish-koleges, për të cilën një shënim në Facebook thotë se ajo “erdhi nga hiçi, bëri një hiç dhe u përzu si një hiç”, duke nënkuptuar shkarkimin e Beqirajt si zv-ministre.
“REFLEKTIM I TRE DITEVE;
U BE KOHE QE SHOH NJEREZ QE VIJNE NGA HIÇI, BEJNE HIÇ, I PERZENE SI HIÇ!
Nuk ka rendesi gjinia-mashkull, femer, fare, burra apo gra nuk behen kurre.
Aaa po, pasi i perzene, e bejne nje gje;
FLASIN NE EMER TE SOCIALISTEVE, si gjendje njehere, si perkatesi here tjeter.
NE SOCIALISTET, kete tipologji, mes nesh e shquajme si VERESIE-kur vijne, si QESIM-kur nisin e flasin pasi ikin.
Nisur nga keta-gjinia perseri nuk ka rendesi, me duhet te them:
VDEKSHA UNE PER VERESIE QESIM BEKIRIN!”, shkruan Braçe në Facebook.