Berisha nxjerr spotin e protestës: Në 20 shkurt të gjithë në Tiranë

16 February 2024, 21:28Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha nxjerr spotin e protestës: Në 20 shkurt të gjithë
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale spotin e protestës që “Rithemelimi” planifikon të organizojë në 20 shkurt kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Në spot shfaqet Berisha, si dhe disa deputetë që i janë bashkuar atij, duke përfshirë edhe Gazment Bardhin.

Berisha dhe të tijët synojnë të organizojnë një protestë të madhe me pjesëmarrje nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora, për – siç thotë ai – përmbysur tiranët.


Video