KQZ shpërndan fondet për 2024-ën, mbetet pa financim "Rithemelimi" i Berishës

16 February 2024, 15:51Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
KQZ shpërndan fondet për 2024-ën, mbetet pa financim
KQZ

Zgjedhjet vendore të vitit që lamë pas e gjetën Sali Berishën pa fonde për fushatën.

Në atë kohë 102 milionë lekë i kaluan PD-së zyrtare, e cila drejtohej nga Enkelejd Alibeaj që garoi në 14 bashki.

Përplasja mes së djathtës duket se do të rikthehen kur KQZ po ndan buxhetin për 12 muajt në vijim.

Nga fondi 345 milionë lekësh, PS e PD do të ndajnë rreth dy të tretat duke u ndjekur nga Partia e Lirisë.

Në seancë nuk morën pjesë përfaqësuesit e forcës që drejtohet nga Berisha, por PDIU kishte pretendime për shumën.

Vendimi për shpërndarjen e fondeve do të jepet të martën teksa KQZ do të verifikojë pretendimet e partisë së drejtuar nga Shpëtim Idrizi.

Shpërndarja e fondeve vjetore të partive parlamentare për 2024-n:

PS - 151 milionë lekë

PD - 106 milionë lekë

PDIU - 9 milionë lekë

PBDNJ - 8 milionë lekë

PR - 11 milionë lekë

PAA - 8 milionë lekë

LZHK - 8 milionë lekë

PLL - 8 milionë lekë

PL - 15 milionë lekë

PSD - 12 milionë lekë

Nisma Thurje - 6 milionë lekë

I gjithë fondi 345 milionë lekë


Video