Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Partia Demokratike e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj ka dorëzuar në Gjykatën e shkallës së parë Tiranë, ankimimin e vendimit për njohjen e statutit të Kuvendit të 11 dhjetorit, të mbajtur nga Sali Berisha. Dorëzimi i kërkesës për ankimimin e vendimit u bë mesditën e sotme.
Me vendimin e dhënë rreth një javë më parë në Gjykatën e Tiranës nga gjyqtari Agron Zhukri, PD-së i njihej statusi i ri, dhe drejtimi i partisë nga Komisioni i Rithemelimit, deri në Kuvendin e 30 prillit.